Copyright 2008 Ersan Ismaili , CF PROGRESI

  • Home
  • Per Ne
  • Katallogu
  • Foto Galeri
  • Libri i Vizitoreve
  • Kontakti

 

shqip English
Shqip - English

logo

CF Progresi është Fabrikë e prodhimit të kabllove elektrike në pronësi 100% private.
Pronari Z. Hevzi Xhelili – Ecc. i dipl. është i përkushtuar që Fabrika të jetë model i korrektësisë, standardeve dhe kualietit.

            Progresi Filloi jetën e vet që nga viti 1991 dhe atëherë ishte një kompani e cila merrej kryesisht me tregti por, kryesisht punonte me Kabllo dhe material tjetër elektrik. Kompania fillimisht ka qenë përfaqsuese e shumë kompanive ndërkombëtare për distribuimin e kabllove në Kosovë gjë që e ka shtyrë të mendoj që të kalohet në prodhim të kabllove. I tërë kapitali i krijuar me mund të madhë u zhduk tërësisht gjatë periudhës së luftës, kështu që pas luftës u desht të nisej nga e para.
Pas luftës kompania filloi të punojë prap me tregëti dhe gradualisht u pregatit që të kaloj në prodhim.
Prej vitit 2005 kompania kaloi në prodhim.  Me 23 Tetor doli kablli i parë nga fabrika
Me të filluar prodhimi një rëndësi e veqant i u kushtua përmbushjes së standardeve në mënyrë që Fabrika të jetë modeli të cilin e synon pronari dhe stafi i kësaj Fabrike, dhe si rezultat i punës erdhi edhe Certifikimi me Standardin ISO 9001:2000 dhe më pastaj ricertifikimi me ISO 9001:2008, si dhe atestet e bëra në institutet vendore INTECH – Instituti Për Shkencë dhe Teknologji në Prishtinë dhe ato të njohura ndërkombtarisht si ai i Rade Koncarit të Zagrebit.

            Tani për tani fabrika ka një tretman shumë stabil në shumë sfera të ndryshme afariste. CF Progresi mbulon tregun Kosovarë si dhe eksporton në vendet e rajonit si në Shqipëri, Maqedoni, së shpejti pritet të fillojë eksporti edhe për Bosne, ndërsa kërkesa ka edhe për Greqi dhe Suedi.

FJALA E DREJTORIT

            Me rastin e festave të fundvitit CF Progresi organizon një mbrëmje të veqant me të gjithë punëtorët e saj, dhe me këtë rast (Fundi i vitit 2007) drejtori – Pronari Z. Hevzi Xhelili ndër të tjera tha: Nisur nga asortimani i gjërë i prodhimeve dhe kërkesës gjithnjë më të madhe të tregut, në të ardhmen jemi të përkushtuar që asortimanin ekzistues ta rrisim si dhe kapacitete e prodhimit ti shumëfishojm.